Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan jep paralajmërimin për Albin Kurtin dhe LDK-në, ky është parashikimi i tij se çfarë duhet të bëhet me taksën

Aktuale

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan jep paralajmërimin për Albin Kurtin dhe LDK-në, ky është parashikimi i tij se çfarë duhet të bëhet me taksën

Nga: N.H Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 22:16
Albin Kurti

Muharrem Maralusha, gjenerali i pensionuar rishtazi në marinën amerikane, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të ketë kujdes dhe të këshillohet me persona që e njohin shumë mirë situatën politike.

Ai në shkrimin e tij rekomandon dy partitë e pozitës që të mos lëshojnë pe ndaj Serbisë.

“Pezullimi i taksës për një afat prej 120 ditëve, unë e rekomandoj dhe në qoftë se Serbia do ta luan një politike negative dhe armiqësore ndaj Kosovës, taksa duhet të kthehet menjëherë. Po i drejtohem VV-së dhe LDK-së se këta e kanë qeverinë në dorë. Po ashtu i rekomandojë PDK-së dhe të tjerëve në opozite që të bëjnë një kritikë pozitiv”, shkruan mes tjerash ai.

Ja shkrimi:

Në qoftë se ju kujtohet lexues të nderuar, atë ditë kur Zotni Grenelli u emërua si dërgues i Trumpit si ndërmjetësues në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, unë e bëra një postim me të cilin e dhashë mendimin tim se ky person (Grenelli) nuk ka me qenë neutral por ky është në anën e Serbisë. Prandaj, ja tërheq vërejtjen Zotni Albin Kurtit që të ketë kujdes dhe të këshillohet me persona që e njohin shumë mire situatën politike. Pezullimi i taksës për një afat prej 120 ditëve unë e rekomandoj dhe ne qoftë se Serbia do ta luan një politikë negative dhe armiqësore ndaj Kosovës, taksa duhet të kthehet menjëherë.

Taksa e 100% ndryshe eshtë duke i bë shumë dame Serbisë, si ekonomike po ashtu dhe dame politike ndaj Vuçiqit. I rekomandoj VV'së dhe LDK'së qe te mos lëshojnë pe ndaj Serbisë. Se dame më të mëdha Serbia nuk na bon. Duhet me ia shti ne tru Serbisë se ne mundemi me jetue dhe me buke e qep (kep) e Serbisë nuk i nënshtrohemi. Po i drejtohem VV'së dhe LDK'së se këta e kanë qeverinë në dorë. Po ashtu i rekomandoj PDK'së dhe të tjerëve në opozitë që të bëjnë një kritikë pozitive me bo kritika të dëmshme që vetëm ja qojnë ujin në mullinin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat