Haliti: Në të kaluarën, ndërkombëtarët nuk e pranuan Qunin për ministër

Aktuale

Haliti: Në të kaluarën, ndërkombëtarët nuk e pranuan Qunin për ministër

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 22:53
Xhavit Haliti

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, thotë se vështirë që qeveria e re mund të ketë sukses për shkak të ministrave të papërvojë.

Haliti, në “Debat Plus” ka komentuar edhe profilet e ministrave të qeverisë së re.

Ai ka thënë se Anton Quni është propozuar edhe në të kaluarën për Ministër të FSK-së, por thotë se ndërkombëtarët kanë penguar një emërim të tillë.

“Kam dëgjuar se Fatmir Sejdiu e ka pasur të preferuar Antonin për Ministër por që ndërkombëtarët nuk e kanë pranuar”.

Haliti ka thënë se Ministri i Integrimeve Blerim Reka nuk është se ka pasur ndonjë peshë në Maqedoni pasi sipas tij atje kanë vendosur Ali Ahmeti dhe parteri i tij nga pala maqedonase.

Por megjithatë ai ka thënë se Reka mund të jetë një kuadër i mirë.

Zyrtari i PDK-së thotë se në përgjithësi ministrat e Qeverisë Kurti janë të papërvojë dhe nuk mund të pritet mrekulli.

Haliti ka thënë se në shëndetësi apo arsim nuk mund të ketë sukses me buxhetin që u ndahet atyre sektorëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat