Zëvendëskryeministri Abazi i përgjigjet Haradinajt për taksën

Aktuale

Zëvendëskryeministri Abazi i përgjigjet Haradinajt për taksën

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 23:29
Haki Abazi

Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka folur rreth kërkesës së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për mos heqjen e taksës ndaj produkteve serbe. Ky i fundit vazhdon të këmbëngulë se heqja e taksës së paralajmëruar nga ana e kryeministrit Albin Kurti, është hap i gabuar.

Sipas Haradinajt reciprociteti me Serbinë është i pamundur, por ndryshe mendon Abazi.

Sipas tij, reciprociteti është treguar shpesh si zgjidhje e shumë problemeve në skenën ndërkombëtare.

“Reciprociteti është metodë dhe masë e njohur ndërmjet shteteve dhe të cilësohet si formë e zgjidhjes së problemit”, tha Abazi.

‘Reciprociteti ka treguar rezultate”, thekson ai.

Abazi ka komentuar edhe deklaratat e Haradinajt sipas të cilave me heqjen e taksës Kurti do të “mbetet cullak, i zhveshur”

“Gjuha që ka përdorur ish-kryeministri Haradinaj nuk i shkon një ish-kryeministri. Ka qenë një gabim i shprehjes që është përdor që si gjuhë nuk ish dashtë me u përdor’, shtoi ai.

Abazi mirëpret një opozitë konstruktive.

“Ne duam një opozitë konstruktive brenda parlamentit sepse nuk kishte me pasë vlerë sistemi demokratik pa opozitë konstruktive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat