Haki Abazi: Nuk po bëjmë asgjë përtej asaj që kemi premtuar - Bota Sot
Haki Abazi: Nuk po bëjmë asgjë përtej asaj që kemi premtuar

Aktuale

Haki Abazi: Nuk po bëjmë asgjë përtej asaj që kemi premtuar

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 23:44
Albin Kurti dhe Haki Abazi

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë në emisionin DPT te Fidani që heqja e taksës ka qenë premtim parazgjedhor i VV’së dhe se me heqjen e saj dhe zëvendësimin me reciprocitet nuk po bëhet asgjë më shumë se sa ajo që është thënë.

“Nuk po bëjmë asgjë përtej asaj që është thënë”, ka thënë Abazi.

“Kemi thënë se tarifat ndaj mallrave serbe dhe boshnjake do të largohen në mënyrë që të lëshojnë vend për reciprocitetin”, ka shtuar ai.

Tutje ai ka thënë se nëse Serbia gjen arsye për tu mos u kthyer në dialog, atëherë Qeveria do të vazhdojë të merret me punët e brendshme.

“Nëse Serbia vendos të gjejë arsyetime sikur puna e reciprocitetit, atëherë ne nuk mund të i fusim me zor në dialog”, ka thënë ai.

“Kemi shumë probleme të ëmdhaja edhe brenda vendit. Prej kualitetit të arsimit, deri në infrastrukturën në shëndetësi dhe mos të flasim për drejtësi dhe sundim të ligjit. Kemi pa fund detyra të shtëpisë me të cilat më me qejf do të fokusoheshim”/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat