Ish-aktivisti i Vetëvendosjes publikon foto, kujton momentin kur me trupin e tij mbronte Albin Kurtin

Aktuale

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes publikon foto, kujton momentin kur me trupin e tij mbronte Albin Kurtin

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 00:41
Vetëvendosjes

Sot janë bërë 13 vjet nga protesta e përgjakur e 10 shkurtit ku humbën jetën dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Aktivistët që ishin pjesë e asaj proteste po tregojnë momente dhe publikojnë fotografi të rralla ku po tregojnë se si e kanë mbrojtur me gjithë qënien e tyre, organizatorin e protestës, Albin Kurti që sot është kryeministër i vendit.

Është ish-aktivisti i VV-së, Blerim Maqastena, tani pjesë e Partisë Socialdemokrate të Dardan Molliqaj, që ka publikuar një foto të rrallë ku shihet se si vë jetën e tij në rrezik për ta mbrojtur Kurtin.

“Momente kur e mbroja me trup Albinin nga plumbat dhe gazi i policisë rumune, mbrapa shpinës tonë ka qenë e thyer komplet reklama prej xhami nga plumbat!”, ka shkruar ai në Facebook, ndërsa ka publikuar edhe foton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat