Kërkohet me urgjencë të shkarkohet presidenti Thaçi, por...

Aktuale

Kërkohet me urgjencë të shkarkohet presidenti Thaçi, por...

Nga: N.Sh. Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 08:21
Hashim Thaçi

Kërkimi për shkakrimin e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka të ndalur.

Edhe sot është kërkuar shkarkimi i tij.

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Arbër Gashi, ka thënë se shkarkimi i presidentit Thaçi është domosdoshmëri kombëtare dhe interes shtetëror.

Sipas tij, në këtë kauzë duhet të bëhen bashkë opozita dhe pozita, në mënyrë që t’i bashkojnë votat për shkakrimin e menjëhershëm të Thaçit.

Megjithatë, shkarkimi i Thaçit është problematik, pasi për të ndodhur një gjë e tillë duhet të bashkohen të gjithë partitë politike në Kosovë.

E kjo është shumë e vështirë të ndodh, sidomos për të shkarkuar presidentin e Kosovës, ish liderin e PDK-së, Hashim Thaçin.

“Shkarkimi i Hashim Thaçit është domosdoshmëri kombëtare dhe interes shtetëror. Koha që pozita dhe opozita të bashkojnë votat për shkarkimin e tij të menjëhershëm. Dërgojani Grenellit peshqesh, ose le ta marrin me helikopter, ashtu siç e sollën më 1999”, shkruan Gashi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat