Sot do të mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Oliver Ivanoviq, flet avokati Mahmut Halimi

Aktuale

Sot do të mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Oliver Ivanoviq, flet avokati Mahmut Halimi

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 09:02
Oliver Ivanoviq

Sot do të mbahet seanca e parë gjyqësore për të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Lidhur me këtë rast për median ka folur avokati Mahmut Halimi, i cili mbron njërin nga të akuzuarit në këtë rast.

Halimi tha se nga seanca e sotme pret shumë pak rezultate.

“Unë e mbroj njërin nga të akuzuarit me emrin Marko Rokshiq, një i ri nga Mitrovica që po akuzohet se e ka përcjellë të ndjerin dhe ka ndihmuar në kryerjen e veprës. Aktakuza është një cirkuz, një komprementim i drejtësisë së Kosovë. Me këtë nuk ka ndodhë asgjë. I kanë zhvendosur disa rreshta dhe e kanë përfshirë ish-asistenten e Oliver Ivanoviqit në këtë aktakuzë. Pas ngritjes së aktakuzës ne i kemi siguruar disa prova lidhur me rastin. I kemi siguruar xhirimet ku shihet se në ora 07:05, në afërsi të banesës së të ndjerit vetura e cila më vonë është gjetur e djegur, ka qenë aty e parkuar. Në xhirime shihen lëvizjet e Ivanoviqit si ka dalë nga banesa. Ai është kthyer prapë me një veturë të tipit Pegeout. Më pas ka dalë prapë dhe ka vazhduar në këmbë deri tek selia e partisë së tij, ku edhe është vrarë. Ai nuk ka qenë njeri që nuk e ka njohur askush. Mendoj se askush nuk ka nevojë me përcjell askënd, se këtu krejt e njohin njëri tjetrin. “- tha Halimi.

Politikani serb Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar të vitit 2018, në veri të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat