Albulena Haxhiu jep lajmin se çka do të ndodh me përfitimet e ish qeverive

Aktuale

Albulena Haxhiu jep lajmin se çka do të ndodh me përfitimet e ish qeverive

Nga: A.J Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 11:09
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë Albulena haxhiu menjëherë pas shfuqizimit të vendimeve nga Qeveria Kurti ka reaguar duke thënë se vendimet e shfuqizuara sot janë mesazh i qartë se Qeveria Kurti do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të vetvetes.

Haxhiu në një postim të saj në facebook ka thënë se është bërë edhe shfuqizimi për pagat pagat që përfitonin kabinetet e ish Qeverive, pas mandatit.

Postimi i plotë:

Dy vendime të padrejta u shfuqizuan në mbledhjen e Qeverisë.

Së pari, vendimi i kundërligjshëm i ish Qeverisë për ngritjen e pagave për vete. Ky vendim nuk do të ketë efekt juridik për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i dytë që u shfuqizua, ishte ai për pagat që përfitonin kabinetet e ish Qeverive, pas mandatit.

Këto vendime, janë mesazh i qartë se Qeveria Kurti do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të vetvetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat