Thaçi publikon letrën e presidentit amerikan Donald Trump: Kosova ka të ardhmen e ndritur...

Aktuale

Thaçi publikon letrën e presidentit amerikan Donald Trump: Kosova ka të ardhmen e ndritur...

Nga: N.Sh Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 17:20
Donald Trump dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar një urim për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga presidenti amerikan Donald Trump.

Thaçi letrën e presidentit amerikan e ka publikuar në Facebook, ku edhe ka falënderuar atë.

Sipas presidentit Thaçi, me Amerikën dhe me presidentin Trump, Kosova do të ketë të ardhme të ndritur.

Ai shton se, letrat dhe urimet e Trump, gjithmonë kanë inkurajuar stabilitetin në rajon dhe Evropë.

Postimi i plotë i Thaçit:

Për 12-vjetorin e pavarësisë sonë, pranova urimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për popullin e Kosovës.

Letrat dhe urimet e presidentit Trump, gjithmonë kanë inkurajuar paqen, stabilitetin në rajon dhe Evropë.

Me Amerikën dhe presidentin Trump në krah, Kosova do të ketë një të ardhme të ndritshme.

Thank You, Mr. President!

Kjo është letra e plotë e presidentit Trump:

I nderuari President,

Populli Amerikan dhe Unë së bashku, urojmë të gjithë qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Lidhjet e fuqishme në mes të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës vend sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik.

E përgëzojmë Kosovën për zgjedhjet demokratike në muajin tetor dhe mirëpresim angazhimin e vazhdueshëm për të çuar përpara paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për popullin e Kosovës si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ju dëshiromë sukses në vitin që ka filluar në fokusimin tuaj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat.

E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme. Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale, të mbështetura në punën e vyeshme të popullatës tuaj dinamike dhe në përcaktimin e përhershëm për vlerat tona të përbashkëta.

Sinqerisht,

Donald J. Trump

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat