Vuçiq e quajti Kosovën province jugore serbe, Reshitaj i kërkon Kurtit të mos heshtë

Aktuale

Vuçiq e quajti Kosovën province jugore serbe, Reshitaj i kërkon Kurtit të mos heshtë

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 18:53
Albena Reshitaj

Ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka reaguar për deklaratën e drejtorit të të ashtuquajturës zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

Gjuriq para nënshkrimit të marrëveshjes për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd, mëngjesin e së premtes deklaroi se kjo ishte një ditë e rëndësishme për lidhjen e kryeqytetit serb me “qytetin më të madh në provincën jugore serbe”.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e Reshitajt e cila iu drejtuar Gjuriqit duke i thënë se është koha kur në prag të 12-vjetorit të Pavarësisë ai ta uronte festën, e jo të shpërndante mesazhe ofenduese.

“Në kushte normale sot në prag të 12 vjetorit të pavarësisë së vendit do duhej të uronit festën e jo të përqoni mesazhe ofenduese e të vazhdoni edhe pas më shumë se një dekade me të njëjtën mendësi shkatërruese. Fatkeqësisht, historitë mund të përsëriten por shqiptarët janë mësuar të mbrohen gjithmonë në të drejtën e tyre pa marrë parasysh sa arrin t’i ndajnë e përçajnë të tjerët”, shkruan Reshitaj.

Në fund, Reshitaj i drejtorhet edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit duke i kërkuar të mos hesht krahas këtyre deklaratave.

“Kryeministër mos hesht”, shkruan Reshitaj.

Shkrimi i plotë i Albena Reshitajt në Facebook:

Duhet ta njihni më mirë historinë e një populli liridashës, sakrifikues e vetëflijues zotri Gjuriq para se të flisni me një gjuhë të tillë ndjellakeqe dhe provokative në një hap të rëndësishëm sot. Aleatët tanë tashmë e njohin Kosovën, i njohin shqiptarët dhe e kuptojnë rëndësinë dhe vlerën thelbësore mbi të cilën jetojnë ata. Politikat e gabuara tuajat dhe kolegëve tuaj kanë prodhuar gjithmonë destabilizim, luftë dhe urrejtje mes popujve tanë, por në fund epilogun e kanë pas dëshpërues, prandaj mos vazhdoni me gabimet historike të paraardhësve tuaj në momente kur po provohet të ndërtohen ura komunikimi e bashkëpunimi civilizues mes nesh. Në kushte normale sot në prag të 12 vjetorit të pavarësisë së vendit do duhej të uronit festën e jo të përqoni mesazhe ofenduese e të vazhdoni edhe pas më shumë se një dekade me të njëjtën mendësi shkatërruese. Fatkeqësisht, historitë mund të përsëriten por shqiptarët janë mësuar të mbrohen gjithmonë në të drejtën e tyre pa marrë parasysh sa arrin t’i ndajnë e përçajnë të tjerët. Kryeministër mos hesht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat