Kelmendi bën thirrje: Kosova ka Kuvend andaj me urgjencë, duhet të ftohet seanca për të diskutuar

Aktuale

Kelmendi bën thirrje: Kosova ka Kuvend andaj me urgjencë, duhet të ftohet seanca për të diskutuar

Nga: D.B. Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 19:48
Muhamet Kelmendi

Njohësi i çështjeve juridike, profesor Muhamet Kelmendi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se marrëdhëniet me jashtë, përkatësisht fusha e raporteve të ndryshme, me element ë jashtme janë çështje që u takon dy strukturave të pushtetit si Presidentit, ashtu edhe Kryeministrit dhe Qeverisë.

Sipas tij, mos përgjigjja e Thaçit e dërgon çështjen në Kuvend dhe aty duhet të diskutohet dhe të vendoset, pasi në të kundërtën është edhe Gjykata Kushtetuese e cila me një padi mund të kërkojë vendim për politikën e jashtme.

Ja postimi i plotë:

Marrëdhëniet me jashtë, përkatësisht fusha e raporteve të ndryshme, me element ë jashtme janë çështje që u takon dy strukturave të pushtetit si Presidentit, ashtu edhe Kryeministrit dhe Qeverisë. Në fakt Presidenti është vetëm faktor që përfaqëson shtetin (Kosovën) jashtë vendit, por ai nuk lidh raporte dhe nuk ndërton politik të jashtme. Politika e jashtme është koncentruar në Qeveri dhe te Kryeministri.

Qeveria me mekanizmat e vet, me ministra e ndërton politikën e jashtme. Për atë  është Kryeministri, Ministri i Jashtëm dhe Ministri i Integrimeve. Janë këto struktura që e ndërtojnë politikën e jashtme diplomatike. Dhe kjo vlen edhe për raportet në Ballkan dhe me shtetin kriminal serb. Këtej është bërë thirrja në kuadër të takimit nga Kurti për Thaçin për koordinim te politikës së jashtme dhe kjo është tashmë e domosdoshme. Mos përgjigjja e Thaçit e dërgon çështjen në Kuvend dhe aty duhet të diskutohet dhe të vendoset. Në të kundërtën është edhe Gjykata Kushtetuese e cila me një padi mund të kërkojë vendim për politikën e jashtme. Duhet thënë se në nenin 93, paragrafi 1, qëndron qartë se Qeveria është kompetente për të zbatuar politikën e jashtme dhe të brendshme të vendit. Ndërsa, për President të vendit në raport me politikën e jashtme, në nenin 84, parag.10, thuhet: "Presidenti udhëheqë politikën e jashtme".Këtu del se me norma kushtetuese e ndërton politikën e jashtme Qeveria, ndërsa Presidenti e udhëheqë, nuk e ndërton dhe nuk e zbaton atë politikë.

Mirëpo në Kushtetutë nenin 65, parag.4 thuhet: "Kuvendi i ratifikon traktatet ndërkombëtare " Me këtë normë çdo gjë, çdo raport a marrëveshje që bëhet nga Kosova e më jashtë, duhet ti nënshtrohet Kuvendit. Në veçanti vlen kjo për raportet dhe marrëveshjet me shtetit kriminal serb. Asnjë marrëveshje nuk duhet të hynë në fuqi që realizohet në shtetin serb pa u ratifikuar nga Kuvendi. Kjo, për fatin se me këtë shtet duhet Kosova të ndërton raporte të veçanta dhe të kapshme. Tash a bashkëpunojnë a jo organet e shtetit është çështje që ka interpretime të ndryshme. Por, mekanizmat ekzistojnë. Kosova ka Kuvend dhe me urgjencë duhet të ftohet seanca për të diskutuar çështjen. Nuk duhet lejuar që me termin përfaqësim të futet edhe ndërtimi i politikës së jashtme dhe nënshkrimi i marrëveshjeve jashtë Qeverisë dhe Kuvendit Kundërshtimi ligjor i kësaj është nënshkrimi i marrëveshjeve në Munschen për vijën ajrorë dhe atë hekurudhore.

Dy çështje thjesht nën kompetencë të Qeverisë. Megjithatë  nuk po futem në natyrën e marrëveshjeve, por thjesht duhet të dihet, se pa Qeveri, pa Kryeministër dhe pa Ministër adekuate, asnjë marrëveshje nuk guxon të nënshkruhet. Marrëveshja e Munchenit është këtej dhe nuk i takon Qeverisë të diskutoj dhe të vendosi. Natyrisht se kërkohet të futet Kuvendinë veprim. Kosova është shtet parlamentar dhe kështu duhet të mbetet. E tani i takon Parlamentit të vendosi përfundimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat