Feston edhe Shqipëria, Tirana mbushet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Aktuale

Feston edhe Shqipëria, Tirana mbushet me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, ka marrë ngjyrat e flamurit të Kosovës, e cila së shpejti do ta festojë 12 vjetorin e Pavarësisë.

Tirana është mbuluar me flamurin e Kosovës në prag të shënimit të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që do të festohet me 17 shkurt.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar në Twitter disa fotografi nga qyteti i bukur i Tiranës, ku shihet godina e bashkisë e mbuluar me një flamur gjigant të Kosovës.

Si rrallë herë, kryeqyteti shqiptar, Tirana, po frymon kosovare.

Ndërsa Veliaj ka shkruar, kartolinë me dashuri nga Bashkia Tiranë.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat