Kurti takon diplomatin amerikan dhe deputetë gjermanë: Kemi nevojë për këshilla dhe ndihmë - Bota Sot
Kurti takon diplomatin amerikan dhe deputetë gjermanë: Kemi nevojë për këshilla dhe ndihmë

Aktuale

Kurti takon diplomatin amerikan dhe deputetë gjermanë: Kemi nevojë për këshilla dhe ndihmë

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 11:20
Albin Kurti dhe Philip Reeker

Gjatë qëndrimit në Gjermani ku po merr pjesë në Konferencën për Siguri në Mynih, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker.

Kurti, përmes Twitterit ka bëtë të ditur se përveç diplomatit amerikan ka takuar edhe deputetët e Bundestagut Peter Beyer dhe Christian Schmidt

“Ishte kënaqësi të takoj diplomatin amerikan Philip T. Reeker, i cili e njeh mjaft mirë Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, unë takova edhe deputetët e Bundestagut Peter Beyer dhe Christian Schmidt.

Image

Në Konferencën për Siguri në Mynih, unë nënvizova që Kosova tani ka nevojë për këshilla dhe ndihmë që të sigurojë vende pune dhe drejtësi”, ka shkruar Kurti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat