Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ndonëse ligjërisht nuk është në detyrë, ka autorizuar dy zyrtarë që të nënshkruajnë dy marrëveshje, si proces i negocimit që është bërë para fillimit të qeverisë Kurti.
Kjo ka revoltuar edhe vet kryeministrin aktual Albin Kurtin, me ç’rast për këtë situatë është shprehur edhe në Facebook.
“Sot në Munich janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare”, ka shkruar Kurti.
Përveç Kurtit, i revoltuar me këtë situatë, është shprehur edhe ish-komandanti Naim Maloku.
Maloku, ka thënë që marrëveshjet e Pal Lekajt, t’i ruaj Kurti që t’i përdor si letra banjoje.
Postimi plotë:
Këshillë për Kryeministrin Kurti,
Marveshjet e argatëve të Palit me Gjuriqin mbaji, gjithëmonë, me vete në xhep.
Në toaletet e Prishtinës mungojnë letrat dhe shpesh s ka edhe ujë.
Të gjinden!