Gazetari iu reagon atyre që u “shokuan” që Pompeo nuk e takoi Kurtin: Ja pse duhet të krenohemi me Albinin

Aktuale

Gazetari iu reagon atyre që u “shokuan” që Pompeo nuk e takoi Kurtin: Ja pse duhet të krenohemi me Albinin

Nga: A.ZH Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 13:11
Albin Kurti dhe Phillp Reeker

Dje në media është raportuar se sekretari i shtetit amerikan Mike Pompeo dhe i dërguari i SHBA-ve për dialogun me Serbinë Richard Grenell, kanë refuzuar ta takojnë kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Një gjë e tillë është mohuar nga vet kryeministri Kurti, i cili ka deklaruar se nuk ka pasur plane për takime me Pompeon dhe Grenellin.

Ai është takuar vetëm me diplomatin amerikan, Philip T. Reeker, të cilit i ka kërkuar ndihmë dhe këshilla për Kosovën.

“Më herët jam takuar me ambasadorin (Richard) Grenell dy herë, por jo kësaj here. Këtë herë kam qenë duke marrë pjesë në panel, në tryezë të rrumbullakët dhe ne nuk kemi pasur plane që të takohemi. Po, për vete mund të konfirmoj për komunikimin tonë dhe gjithçka duket në rregull”, ka  deklaruar për Rel Kurti.

E në lidhje me këtë ka komentuar edhe gazetari shqiptar Andi Bushati, përcjell Bota sot.

Ai ka pyetur nëse Kurti duhet të tallet me premtimet e dhëna shqiptarëve që e kanë votuar, për t’u dukur simpatik para Pompeos.

Sipas tij, shqiptarët duhet të krenohen që Kurti nuk i shiti qytetarët për interesin e tij personal.

Postimi i Bushatit:

Ka një pyetje për të gjithë ata që janë "shokuar" se sekretari i shtetit nuk e takoi Albin Kurtin në Mynih: mos vallë ai, duhet të tallet me premtimet që u ka bërë shqiptarëve që e kane votuar për tu dukur simpatik para amerikanit Pompeo?

Ndoshta, në vend që të trishtohemi duhet të krenohemi, nëse kemi mbërritur në kohën kur liderët nuk i shesin qytetarët për interesin e tyre personal./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat