Anëtari i PSD-së sulmon Tomë Gashin: Je i veshur me pushtet - Bota Sot
Anëtari i PSD-së sulmon Tomë Gashin: Je i veshur me pushtet

Aktuale

Anëtari i PSD-së sulmon Tomë Gashin: Je i veshur me pushtet

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:55
Tomë Gashi dhe Nol Nushi

Sjellja e avokatit, Tomë Gashit me një lypsar në sheshin e Prishtinës, e ka irrituar anëtarin e PSD-së, Nol Nushin.

Ai këtë rast e ka lidhur me ardhjen e VV-së në pushtet. Sipas Nushit, Tomë Gashi tashmë po ndihet i paprekshëm dhe është i “veshur” me pushtet kapital financiar.

“Mua më intereson figura e dikujt që është i veshur me pushtet dhe kapital financiar simbolik dhe sillet kështu ndaj një qytetari totalisht të pambrojtur dhe të mjerë. Unë Tomën s’e kam parë më herët duke goditur njerëz të varfër në rrugë. Prej nga i vjen kjo fuqi avokatit Tomë unë s’e kuptoj ndryshe përveç veshjes së tij me pushtet tashmë. Toma po fillon të ndihet i padenoncueshëm dhe i paprekshëm. Kur ndihesh i paprekshëm ke fytyrë të dalësh dhe ta godasësh një të varfër dhe të mjerë aty, të dalësh në kamerë televizive më pas dhe të mos kërkosh falje”, ka deklaruar ai.

Madje, anëtari i PSD-së e ka bërë një ndërlidhje edhe me vendin ku ka ndodhur rasti.

“Sulmin që Toma e ka bërë atë ditë ka ndodhur as 20 metra larg prej përmendores së Shën Nënë Terezës që është shenjtore. Për çka njihet ajo? Njihet pikërisht për punën që e ka bërë me njerëzit e shtypur, sidomos ekonomikisht. Toma tash i veshur me pushtet e di kush është kriminel, biznismen, kush është grup i organizuar dhe të tjera”.

Tomë Gashi është shprehur lidhur me rastin se lypsarët që sillen në rrugët e Prishtinës, nuk janë të tillë dhe sipas tij, kanë vetura dhe janë pjesë e grupeve të organizuara kriminale.

“Këta janë punëtorë të njerëzve me ‘Mercedesa’ dhe për këtë situatë nuk ka ndërmarrë askush asgjë. Me pas goditur unë lypsarin ai nuk do të kishte qëndruar aty hiç. Ju nuk e dini se çfarë ka thënë ai person. Me ta përmend ty nënën, si të duket? Nuk e shoh të arsyeshme të kërkoj falje për goditje të plastikës – kjo më duket budallaki. Ata janë një grup i organizuar prej kriminelëve. Me qindra herë janë thirrur organet kompetente”, ka shtuar Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat