E pamundur: Kundërshtari më i madh, po e përkrah Albin Kurtin - Bota Sot
E pamundur: Kundërshtari më i madh, po e përkrah Albin Kurtin

Aktuale

E pamundur: Kundërshtari më i madh, po e përkrah Albin Kurtin

Nga: V.R Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 23:31

Në ditën festive të 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, u shtrënguan duart e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ajo që e bën më interesant këtë situatë, është se, Kurti dhe Thaçi, kanë pasë shumë debate, në disa raste të ashpëra shumë ndërmjet veti.

Por sidoqoftë, gjithçka u tejkalua dhe sot janë ku janë.

Kjo ka revoltuar një pjesë të madhe të Vetëvendosjes apo ish-pjesëtarëve të saj, por në anën tjetër, ka publicist që edhe e përkrahin veprimin e Kurtit.

Publicisti Sali Rexhaj, në një postim në Facebook, ka thënë se gjëja më normale në botë është kur një kryeministër merr pjesë në ceremoninë shtetërore nën patronatin e presidentit.

Më tej, Rexhaj, shtoi se gjithë ajo urrejtje akumuluar ndër vite ka qenë kot.

Postimi plotë:

Gjeja me normale ne bote per nje kryeminister te Kosoves eshte vizita te varri i Rugoves, si dhe marrja pjese ne ceremonone e 12 vjetorit te pavaresise se Kosoves, nen patronatin e presidentit aktual.

Krejte kot ka qene tere ajo urrejtje, shkaterrim e derdheje gjaku ne rruge e sheshe te Kosoves ne dekaden e kaluar. Se sa eshte kjo e moralshme, kjo eshte qeshtje tjeter. Por vjen nje dite kur pushteti ka me pak rendesi se ndergjegjeja e paster.

Shpresoj se kryeministrin e Kosoves sonte dhe ne te ardhmen e merr gjumi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat