Haradinaj: Kosova nuk e sheh Ramën si burrë shteti, me padinë ndaj meje ofendoi kombin

Aktuale

Haradinaj: Kosova nuk e sheh Ramën si burrë shteti, me padinë ndaj meje ofendoi kombin

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 00:54
Ramush Haradinaj, Edi Rama

Ramush Haradinaj reagoi në emisionin “Tempora” në lidhje me padinë që Kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj tij.

Haradinaj nuk i kurseu kritikat ndaj Ramës, duke u shprehur se me veprimin e tij ka ofenduar shqiptarët, ndërsa thekson, se sipas tij, Rama nuk është burrë shteti.

Haradinaj: Padia që Rama ka bërë ndaj meje nuk e ka dëmtuar Kosovën në këtë rast. Por mendoj që është ofendim ndaj shqiptarëve në plan kombëtar. Është veprim jo i duhur. Kosova ka arritur të lexojë zotin Rama, nuk e shohin si një shtetar ose një burrështetas. Kjo është përshtypja nga një numër i madh njerëzish. Jam i gatshëm për këto sfida. Mendoj se nuk e kam tepruar, por e kam kursyer. Jo atë, por kombin shqiptar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat