Juristi me akuza të rënda ndaj Edi Ramës: Ekspozoi publikisht pabesitë e tij kundër Kosovës

Aktuale

Juristi me akuza të rënda ndaj Edi Ramës: Ekspozoi publikisht pabesitë e tij kundër Kosovës

Nga: A.ZH Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 10:21
Edi Rama

Avokati dhe analisti politik Dastid Pallaska, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, publikisht ka ekspozuar pabesitë e tij ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se Rama është në kërkim të shërbyesve të ri për të kompensuar kredencialet e humbura kombëtare, përcjell Bota sot.

Reagimi i Pallaskës vie pasi dje Rama i doli në mbrojtjte Rexhep Qosjes, i cili sulmoi mediat kinse për urrejtjte ndaj Shqipërisë.

Postimi I Pallaskës në Facebook:

Rexhep Qosja dje me një status në Facebook e paska barasvlerësuar kritikën ndaj Kryeministrit të komprometuar të Shqipërisë me urrejtje ndaj Shqipërisë.

Ky status do të ishte i ulët edhe për një aparatçik nga “zyra e shtypit” e Kryeministrit të Shqipërisë që synon t’i vardiset shefit autokrat duke ia ushqyer egon e sëmurë me idenë se ai vetë është Shqipëria.

Kjo shpjegon pse ky status ka marrë vëmendjen dhe është shpërndarë nga Kryeministri i Shqipërisë, i cili - tash që publikisht është ekspozuar për pabesitë e tij kundër Kosovës - është në kërkim të shërbyesve të ri për të kompensuar kredencialet e humbura kombëtare./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat