Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka vlerësuar se mungesa e reagimit të bashkësisë ndërkombëtare në paralajmërimin e Tiranës që së bashku me Prishtinën të arrijnë marrëveshje për harxhime të përbashkëta për lotimin për pranimin e pavarësisë së Kosovës është kulmi i hipokrizisë, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.
„ Kjo është kulmi i hipokrizisë dhe tregues se atyre në të vërtetë iu pengon që numri i vendeve që kanë pranuar Kosovën ka rënë në gjysmën e anëtarëve të OKB-së” ka thënë Daçiq për Tanjug.
Ministri ka tërhequr vërejtjen se paralajmërimi i ministrit të jashtëm shqiptar Gent Cakaj se në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Shkodër do nënshkruhet marrëveshja për harxhime të përbashkëta për lotimin për pranimin e njohjes së Kosovës, ka mbetur pa asnjë koment nga zyrtarët e BE-së, ShBA-ve, Francës, Gjermanisë , Italisë dhe Kuintit.
Daçiq ka shtruar pyetjen nëse do kenë një fije moral që nga Beogradi edhe më tutje të kërkohet ndalimi i fushatës, atë që iu lejohet ajo që iu lejohet Prishtinës dhe Tiranës.
„ Përderisa çdo dit[ bëhet presion që Serbia të ndaloj nga fushata për tërheqjen e njohjes së Kosovës, asnjë fjalë nuk thonë për lotimin e përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë për pranimin e Kosovës”, tha ai.
Shefi i diplomacisë Daçiq pyeti nëse kjo nënkupton se ata mbështesin fushatën për pranimin e Kosovës dhe kundërshtojnë fushatën tonë për tërheqje të njohjeve?