Miftaraj kundërshton Haxhiun: Kemi ligje për konfiskimin e pasurisë

Aktuale

Miftaraj kundërshton Haxhiun: Kemi ligje për konfiskimin e pasurisë

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 11:33
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar fillimin e procedurave për hartimin e ligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, për të cilin ka deklaruar se do të miratohet brenda 3 muajve pasi të shkojë në Kuvend.

Por, ekspertët e drejtësisë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thonë se një ligj i tillë nuk mund të realizohet brenda këtij afati kohor e as nuk është i nevojshëm aktualisht.


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar fillimin e procedurave për hartimin e koncept-dokumentit i cili i paraprin Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme në Kosovë.
Haxhiu ka thënë për Radio Kosovën se dokumenti do të hyjë në fuqi 3 muaj pasi të shkojë në Kuvendin e Kosovës.

 “Qëllimi është që barra e provës të vendoset te personi i dyshuar pak a shumë emërtimi tij mund të jetë Ligji për konfiskimin pasurisë së pajustifikueshme, sepse besoj që mekanizmat që deri tani i kemi pasur në dispozicion nuk kanë qenë të duhurat ose kanë dështuar institucionet e  drejtësisë që të konfiskojnë pasurinë me bazë penale”.

Por, njohës të sistemit të Drejtësisë në Kosovë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thonë se ky ligj është i panevojshëm në këtë kohë dhe as nuk mund të realizohet brenda afatit të paraparë.

Ehat Miftaraj, nga ky Institut, tha për Radio Kosovën se vendi ka kornizë të mjaftueshme ligjore për konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe sipas tij, Kosova ende nuk është e përgatitur që ta ketë një ligj të tillë i cili i obligon qytetarët ta arsyetojnë pasurinë që e kanë fituar.

 Një sistem i drejtësisë i cili nuk është në gjendje të ofrojë drejtësi të drejtë në mënyrë të paanshme dhe ta pavarur, nuk mund t’i japë kompetenca aq të mëdha të cilat lehtësisht mund të keqpërdoren. E përsëris edhe një herë, Kosova ka kornizën ligjore jashtëzakonisht adekuate, jashtëzakonisht të avancuar, krejt çka ka nevojë është të këtë është prokurorë të pavarur, të cilët bëjnë aktakuza të pavarura, ka nevojë për një gjyqësor të pavarur të cilët kur kanë prova i shndërrojnë aktgjykimet në finale.”
Qeveria e Kosovës e formuar në muajin shkurt të këtij viti, një ndër shtyllat kryesore në programin qeverisës e ka luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat