Ministrja Albulena Haxhiu e përmbys Abelard Tahirin

Aktuale

Ministrja Albulena Haxhiu e përmbys Abelard Tahirin

Nga: A.J Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 14:08
Albulena Haxhiu, Abelard Tahiri

Abelard Tahiri procesin për noterët e rinj e kishte cilësuar si pjesë të reformës “Drejtësia 2020” dhe kishte deklaruar se procesi është udhëhequr në bazë të meritokracisë por doli të jetë krejt e kundërta.

Së paku rreth 60 kandidatë që kanë kaluar provimin me shkrim për noterë janë anëtarë të partive politike, familjarë të tyre apo njerëz të lidhur me sistemin e drejtësisë. Prej rreth 200 emrave që janë në pritje për t’iu nënshtruar testit me shkrim, së paku 50 prej tyre janë emra që kanë lidhje me politikën e sistemin e drejtësisë, ani pse një gjë e tillë ishte kundërshtuar nga ish ministri Abelard Tahiri i cili vazhdimisht kishte dashur të tregoj se procesi i noterëve ka qenë krejtësisht në rregull.

Muaj më parë media kishte identifikuar mbi 60 kandidatë që kanë lidhje me politikën dhe sistemin e drejtësisë.

Së paku rreth 60 kandidatë që kanë kaluar provimin me shkrim për noterë janë anëtarë të partive politike, familjarë të tyre apo njerëz të lidhur me sistemin e drejtësisë. Prej rreth 200 emrave që janë në pritje për t’iu nënshtruar testit me shkrim, së paku 50 prej tyre janë emra që kanë lidhje me politikën e sistemin e drejtësisë.

Nga rreth 200 emra që e kanë kaluar testin me shkrim, rreth 100 prej tyre, sipas Ministrisë së Drejtësisë, do të fillojnë punën si noterë.

Më parë mediat kishin raportuar se sa mbi 60 kandidatë që priten të marrin detyrën si noter e që kanë lidhje me politikën dhe sistemin e drejtësisë, dhe se krejt kjo ishte bërë para syve të Abeklard Tahirit i cili ishte Ministër i Drejtësisë dhe njeri i afërt më kryetarin aktual të PDK- Kadri Veseli.

Në mesin e tyre janë: bashkëshortja e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkëpunëtorë të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, bashkëshortja e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, vajza e ish-ministrit të FSK-së, Haki Demolli, dhëndri i ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjyqtarë, fëmijë gjyqtarësh, përmbarues, fëmijë të përmbaruesve, fëmijë të noterëve, zyrtarë të PDK-së, e emra të tjerë.

Përkunder kësaj dhe procesit për noterët e rinj sot  Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka anuluar provimin e kontestuar të noterisë, që ka mbetur në gjysmë nga qeveria e kaluar. Ajo e ka quajtur proces të komprometuar, duke thënë se do të hapët sërish konkursi.

“Anulimi i këtij vendimi tregon se drejtësia do të udhëhiqet mbi parimin e ligjshmërisë”, ka thënë ministrja e Drjtësisë.

“Unë kam të drejtë të anulojë çdo akt, anulimi i së cilës është në interes të së mirës së përgjithshme”, ka thënë Haxhiu.

Në një konferencë për media ajo ka thënë se ka vendosur të mos vazhdojë me procesin e përzgjedhjes së noterëve të rinj, pasi sipas saj, shumica e kandidatëve janë zgjedhur pa meritë dhe përmes lidhjeve e nepotizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat