Ambasadori zviceran uron Osmanin për detyrën e re

Aktuale

Ambasadori zviceran uron Osmanin për detyrën e re

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 17:30
Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka takuar sot ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka takuar sot ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet.

Ambasadori zviceran ka uruar Osmanin për detyrën dhe ka premtuar vazhdimin e mbështetjes zvicerane për proceset në të cilat është përfshirë Kosova.

Ai ka shprehur gatishmërinë e shtetit zviceran që t`i ndihmojë institucionet e Kosovës në realizimin e projekteve për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Ambasadori Lebet, gjithashtu shprehu gatishmërinë e vendit të tij për një bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Kosovës, përfshirë Komisionet parlamentare.

Ndërkaq Osmani tha se do ta forcojnë rolin e Kuvendit në politikën e jashtme. Në të njëjtën kohë falënderoi ambasadorin zviceran për ndihmën ndaj Kosovës dhe e njoftoi atë se do të përpiqet të krijojë një kohezion në lidhje me çështjet që lidhen me përmirësimin e jetës së qytetarëve.​ 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat