Eksperti i sigurisë thotë se emërimi i Grenellit në Inteligjencën Kombëtare, forcon rolin e AKI-së në Ballkan

Aktuale

Eksperti i sigurisë thotë se emërimi i Grenellit në Inteligjencën Kombëtare, forcon rolin e AKI-së në Ballkan

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 20:09
Richard Grenell

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, njëherit ambasador në Gjermani, Richard Grenell, ka marrë besimin e presidentit amerikan për të udhëhequr në Inteligjencën Kombëtare.

Ky emërim i fundit po konsiderohet i favorshëm për fushën e sigurisë në Kosovë. Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, tha se pas emërimit të Grenellit në krye të Inteligjencës Kombëtare, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë do të jetë partner i rëndësishëm në Ballkan sa i përket çështjeve të sigurisë.

“Emërimi i tij në këtë pozitë e forcon Kosovën në skenën politike por edhe atë të sigurisë,  sepse Kosova ( AKI-ja ) ka partner të saj strategjik SHBA-në ( CIA ). Ky emërim e rikonfirmon partneritetin që ka Kosova në fushën e sigurisë sepse pozita e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare Amerikane në veti përbëhet nga 16 shërbime të cilat operojnë brenda dhe jashtë territorit amerikan. Nga ky fakt mund të themi që AKI- ja do të konsiderohet partner tejet i rëndësishem në Ballkan për të luftuar çdo dukuri kriminale e cila mund të cënojë rendin botërorë”, ka thënë Shala. 

Richard Grenell, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, nga sot do të jetë edhe ushtrues detyre i Shefit të Inteligjencës Kombëtare, që do të thotë pjesë e Kabinetit të Presidentit Trump. Por, ai do të vazhdojë t’i ruaj edhe dy pozicionet tjera; atë të ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë-Serbi, ashtu sikurse do të jetë edhe më tutje Ambasador në Berlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat