Çun Lajçi: “Albin, ti kryeministër i krejt shqiptarëve, veç i Edit gargavellit jo!” - Bota Sot
Çun Lajçi: “Albin, ti kryeministër i krejt shqiptarëve, veç i Edit gargavellit jo!”

Aktuale

Çun Lajçi: “Albin, ti kryeministër i krejt shqiptarëve, veç i Edit gargavellit jo!”

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 16:49
Çun Lajçi

Aktori dhe personaliteti i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka dalë në mbrojtje të kryeministrit Kurti, i cili po “sulmohet” nga opozita.

Ai ka injoruar edhe me Veselin e Limajt, teksa Haradinajt i thotë se s’ka pse t’ia mbanë “gajle” Kurtit.

Lajçi i përmend edhe Vlora Çitakun.

Postimi i plotë:

Albin
Ti Kryeministër i krejt shqiptarve, veç i Edit gargavellit, jo!

S'po di pse po ta mbanë gajlën Ramushi, se sa ka me t'zgjatë mandati yt, kur këtu n'Kanadë s'po u mërzitka kush a je gjallë ti e si i ka punët Ramushi.
- Veç për Kadrinë e Fatmirin po dvesin, a i kanë lexua
"Lugjet e Verdha" t'Rexhep Hoxhës, e Shkumbini a e mësoi përmendësh at poezinë për yllin?!
P.S
Për Vlora Çitakun, thanë asht inspiru nga kangët erotike t'gjyshes s'Vlora Nikçit, që ia promovoi n'Ambasadë, e Xhamajka u nxe e ia çoi menjiherë... po du me thanë letrën për njohje!
Kaq nga Toronto

Toronto, 21.02.2020

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat