Ky është zëvendësministri i ri i LDK-së në Qeverinë Kurti - Bota Sot
Ky është zëvendësministri i ri i LDK-së në Qeverinë Kurti

Aktuale

Ky është zëvendësministri i ri i LDK-së në Qeverinë Kurti

Nga: A.ZH Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 18:52
Florian Dushi

Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është emëruar zyrtarisht zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë, në Qeverinë e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar vet Dushi në një postim në Facebook, ku ka treguar se ai u emërua zv.ministër, pas propozimit nga Kryesia Qendrore e LDK-së, përcjell Bota sot.

“Sot, pas propozimit të Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, jam emëruar zyrtarisht zv.Ministër në Ministrinë e Drejtësisë, në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Pas detyrave si, Këshilltar i lartë i ish ministres, Nekibe Kelmendi, Sekretar i përhershëm dhe zv.Ministër, detyra e re vjen si besim i LDK-së dhe përgjegjësi shtesë për mua, për t'u angazhuar me gjithë potencialin tim profesional e politik në ndërtimin e Kosovës si shtet të së drejtës e të barabartë për gjithë qytetarët e Kosovës!”, ka shkruar Dushi në një postim në Facebook./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat