Kadaj Bujupi kërkon dorëheqjen e Glauk Konjufcës - Bota Sot
Kadaj Bujupi kërkon dorëheqjen e Glauk Konjufcës

Aktuale

Kadaj Bujupi kërkon dorëheqjen e Glauk Konjufcës

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 20:55
Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Donika Kadaj Bujupi, konsideron se Ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, duhet të jap dorëheqje nga ky funksion pas skandalit me njohje nga shteti i Xhamajkës.

Sipas deputetes Kadaj Bujupi, është e pakuptimtë që të shkarkohet ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, për njoftim të rremë për njohje nga Xhamajka, pa dhënë dorëheqje edhe Konjufca. Të njëjtën gjë sipas, saj do ta kërkonte edhe VV dhe LDK para ardhjes në pushtet.

“Prej mobilizimit të aparatit propagandues në rrjete sociale për marrjen e meritave se njohja erdhi si rezultat i qeverisë së re, kaluan tek shmangia e përgjegjësisë.

Çfarë kuptimi ka shkarkimi i ambasadores, nëse fillimisht nuk jep dorëheqje Ministri i Jashtëm,do të thoshin dikur VV dhe LDK para ardhjes në pushtet. Përgjegjësia e ambasadores nuk shkon vetëm”, ka thënë ajo.

Kadaj Bujupi, thekson se rrahagjokësi për merita dhe fshehje pas të tjerëve për dështimet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat