Konsulli i shkarkuar dje, jepte këshilla në Skype për 20 euro - Bota Sot
Konsulli i shkarkuar dje, jepte këshilla në Skype për 20 euro

Aktuale

Konsulli i shkarkuar dje, jepte këshilla në Skype për 20 euro

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 20:59
Eshref Haxhiu

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka marrë vendim për shkarkimin e 14 konsujve nëpër konsullata të Kosovës, disa prej të cilëve kanë pasur lidhje të afërta me partitë politike.Në mesin e të shkarkuarve është edhe konsulli i Kosovës në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha të Katarit, Eshref Haxhiu.

Haxhiu nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, është ankuar lidhur me këtë veprim të ministrit me arsyetimin se humbi tre vende pune për tu bërë diplomat.

Pavarësisht humbjes së këtij vendi të punës, megjithatë Haxhiu duket se nuk mbeti i papunë. Krahas detyrës si konsull i Kosovës në Doha, ai jepte këshilla psikologjike në internet kundrejt pagesës.

Nëpërmjet Facebookut ai kishte njoftuar se për 20 euro seancën, ofronte shërbime këshillimi.

“Te dashur miq,

Deshiroj qe te ju njoftoj se kam filluar qe te oferoj sherbime keshillimi online nepermjet Skype. Cmimi i nje seance eshte 20 euro.

Profili i shkurte i terapistit:

– Master ne Psikologji Keshillimi – Universiteti i Sheffieldit.

– Specializim ne Terapine e Njohjes dhe te Sjelljes – Asociacioni Israelit per Terapi te Njohjes dhe te Sjelljes.

– Kandidat i Doktoratures ne Psikologji – Universiteti i Varshaves.

– Dy vite pervoje klinike (trajtim i rasteve me stres, ankth, depresion, trauma, si dhe parandalim i vetlendimeve dhe vetevrasjeve). Per informata te tjera, ju lutem te me KONTAKTONI nepermjet emailit ose Skype.

E-mail: [email protected]

Skype: esheref.h

Ju lutem, shperndane me miqet tuaj.”, shkruante ai në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat