Bajram Gecaj i kundërpërgjigjet Daut Haradinajt

Aktuale

Bajram Gecaj i kundërpërgjigjet Daut Haradinajt

Nga: N.H Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 17:38
Bajram Gecaj dhe Daut Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka dalë hapur pro sulmit me vezë ndaj zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti.

“Kushdo që e ka bërë, ka bërë shumë mirë dhe kjo duhet kuptuar që nuk do e lejojmë Serbinë dhe Rusinë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Ndaj kësaj deklarate të Haradinajt, ka reaguar zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj.

Ai në një shkrim të publikuar në Facebook, ka thënë se ata që dje, me votën pro në parlamentin e Kosovës, “mbrojtën” Çakorrin e Zhlepin nga Mali i Zi, pretendojnë që sot, me vezë, të “mbrojnë” Kosovën nga kthimi i Rusisë dhe Serbisë.

Ja shkrimi i Gecajt:

“Komandantët” e vezëve nga njësiti i pulave!

Ata që dje, me votën pro në parlamentin e Kosovës, “mbrojtën” Çakorrin e Zhlepin nga Mali i Zi, pretendojnë që sot, me vezë, të “mbrojnë” Kosovën nga kthimi i Rusisë dhe Serbisë! Fatkeqësisht ende ka të tillë që e besojnë tregimin e ujkut (është ujku, është ujku)!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat