‘Eskalon’ situata mes AAK-së dhe PDK-së, këshilltarja e Ramush Haradinajt me akuza të rënda për partinë e Kadri Veselit

Aktuale

‘Eskalon’ situata mes AAK-së dhe PDK-së, këshilltarja e Ramush Haradinajt me akuza të rënda për partinë e Kadri Veselit

Nga: N.H Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 19:12
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Partia e Kadri Veselit, në një konferencë për media të mbajtur sot kritikoi kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti për mos prezantimin e planit qeverisës.

Sipas kësaj partie, koalicioni VV-LDK si dy parti që bashkëqeverisin kanë mungesë kohezioni të brendshëm, duke aluduar në qëndrimet për (mos) heqjen e taksës.

Ndaj këtyre deklaratave, ka reaguar ish-këshilltarja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, e ka quajtur dyfytyrësi opozitbërjen e partisë së Kadri Veselit.

Image
Meliza Haradinaj dhe Ramush Haradinaj

“Përndryshe, kjo opozitbërja e konferencave të PDK-së për mungesën e unitetit në Qeverinë Kurti rreth taksës është dyfytyrësi, dhe nuk bazohet në parim”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi tha sot se koordinimi në mes LVV-së dhe LDK-së po krijon paqartësi tek qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Qeveria Kurti, përpos mungesës së programit qeverisës ka mungesë edhe të kohezionit të brendshëm me partnerin e koalicionit. Si e tillë, kjo Qeveri fletë me dy apo me shumë qëndrime, gjë që thellon edhe më shumë paqartësitë. Mos koordinimi në mes LVV dhe LDK krijon paqartësi tek qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombetarë, me theks të veçantë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për Partinë Demokratike të Kosovës këto dy raporte janë të domosdoshme për të ardhmen e mire të vendit”, tha Avni Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat