Nol Nushi i PSD-së i thotë Kurtit: A i bie që tash kur je në qeveri, “asfalti hahet”?

Aktuale

Nol Nushi i PSD-së i thotë Kurtit: A i bie që tash kur je në qeveri, “asfalti hahet”?

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 19:12
Nol Nushi

Nol Nushi, nga Partia Socialdemokrate ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se edhe ai si ish-kryeministrat tjerë po kërkon asfalt për zhvillim.

Tutje Nushi ka pyetur nëse asfalti dhe hekurudhat, janë zëvendësim i projektit të tij ekonomik të cilin nuk e pamë kurrë të shkruar në formë programi.

Postimi i tij:

Në samitin e organizuar nga B.E.R.ZH. në Londër, i pyetur se si kjo organizatë mund ta ndihmojë Kosovën, Kryeministri Kurti tha që Kosova ka më së shumti nevojë për ndërtimin e rrugëve të brendshme dhe atyre që e lidhin me rajonin.

Poashtu tha që i duhet hekurudha Jug Veri që fillon nga Hani i Elezit dhe përfundon ne Lesak në kufi me Serbi.

Me fjalë të tjera Kurti po këkron asfallt për zhvillim. A nuk është kjo premisa e të gjitha qeverive të pasluftës? A kanë mbetur rrugë të tjera për t’u shtruar të cilat Kurti po i kërkon?

A janë asfallti dhe hekurudhat zëvendësim i projektit të tij ekonomik të cilin nuk e pamë kurrë të shkruar në formë programi?A i bie që tash kur Kurti është në qeveri, “asfallti hahet”?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat