Ramush Haradinaj flet për herë për letrën e tij dërguar Sekretarit të NATO-s, Stoltenbeg: Kjo është e vërteta për FSK-në

Aktuale

Ramush Haradinaj flet për herë për letrën e tij dërguar Sekretarit të NATO-s, Stoltenbeg: Kjo është e vërteta për FSK-në

Nga: N.Sh. Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 16:03
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për letrën e tij dërguar Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg më 9 janar 2019.

Këtë Haradinaj e bëri përmes një postimi në Facebook, pasi zbulimit që bëri kryeministri Albin Kurti për një marrëveshje ndërmjet Hashim Thaçit dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Haradinaj thotë se, FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës dhe këtë pa asnjë kufizim.

Haradinaj letrën që ia ka dërguar Stoltenbergut, e kishte njoftuar për mandatimin historik të transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“Në këtë letër, poashtu i bëj ftesë NATOs/KFOR-it që të adaptojmë marrëdhënien tonë, pas votimit të 3 Ligjeve në Kuvend, dhe të draftojmë procedurat e reja operacionale për bashkëpunim gjithëpërfshirës pa kufizime territoriale”, shkruan Haradinaj, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ai thekson se, marrëdhënia me NATO-n për Kosovën është ekzistenciale, dhe duhet të ruhet e kultivohet me urtësi e mençuri, gjithnjë duke respektuar të kaluarën dhe mandatin në fuqi.

Postimi i plotë:

Pas punës maratonike të sigurimit të mbështetjes së ShBA-ve e partnerëve kryesor brenda NATO-s si dhe të parapërgaditjes e dërgimit të 3 ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri për votim në Kuvendin e Kosovës, me 9 Janar 2019 kam shkruar edhe këtë letër drejtuar Sekretarit të NATOs Jens Stoltenberg, në të cilën e njoftoj për mandatimin historik të transformimit të FSK-së si forcë multietnike e profesionale në Ushtri të Kosovës, duke e falënderuar për bashkëpunimin e misionin 20 vjeçar në sigurimin e ruajtjes dhe paqes në Kosovë.

Qëllimi i letrës ishte të njoftohet se pas votimit të ligjeve në Kuvend, zhvlëftesohen kufizimet territoriale në letrën së ish-KM Thaçi në vitin 2013, dhe i bëj ftesë NATOs që përmes KFORit të nënshkruajmë protokoll të ri bashkëpunimi operacional, këtë herë pa kufizime territoriale.

Për të evituar populizmat dhe shqetësimet e ngritura sot rreth letrës 2013, dhe implikimeve të mundshme ligjore e Kushtetuese, siguroj qytetarët e Kosovës se sot FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë kufizim. Në këtë letër, poashtu i bëj ftesë NATOs/KFOR-it që të adaptojmë marrëdhënien tonë, pas votimit të 3 Ligjeve në Kuvend, dhe të draftojmë procedurat e reja operacionale për bashkëpunim gjithëpërfshirës pa kufizime territoriale.

Marrëdhënia me NATOn për Kosovën është ekzistenciale, dhe duhet të ruhet e kultivohet me urtësi e mençuri, gjithnjë duke respektuar të kaluarën dhe mandatin në fuqi.

Me marrëdhëniet tona strategjike nuk bën të luhet për disa tituj populist.

Lexoni Ligjet që kemi votuar dhe aty i keni të gjitha përgjigjet.

Kryeministri Kurti i ka këto korrespodenca në dispozicion të plotë në Kryeministri, poashtu i ka votuar ligjet ku FSK-ja mandatohet pa kufizime territoriale në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës, dhe do të duhej të jetë i vetëdijshëm tashmë se sa historik për përmbylljen e brendshme të sovranitetit të Kosovës ka qenë përgaditja, dërgimi, dhe votimi unanim i Ligjeve të FSK-së në dhjetor 2018.

RH

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat