MPB reagon për emërimin e Lulzim Fushticës këshilltar të Veliut

Aktuale

MPB reagon për emërimin e Lulzim Fushticës këshilltar të Veliut

Nga: G.B Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 16:06
Agim Veliu

Sot në media është raportuar se ministri i brendshëm, Agim Veliu e ka marrë në kabinetin e tij, ish këshilltarin e Haradinaj.

Këtë lajm e ka demantuar MPB, duke thënë se Lulzim Fushtica nuk ka qenë asnjëherë këshilltar i ish-Kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe nuk ka marrë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës, përcjell Bota sot.

“Lulzim Fushtica ka qenë Koordinator Nacional për Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit 2015/2020, pjesë e projektit të Programit të Ndihmës Ndërkombëtare për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP) nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dhe si i tillë nuk ka qenë pjesë e kabinetit Haradinaj”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Njoftimi i MPB-së

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike reagon lidhur me lajmin: “Agim Veliu merr në kabinetin e tij ish-këshilltarin e Haradinajt”, të publikuar sot në disa portale online, me datë 26.02.2020.

Me këtë rast, MPBAP sqaron për qytetarët se këshilltari i ministri Agim Veliu, z. Lulzim Fushtica, nuk ka qenë asnjëherë këshilltar i ish-Kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe nuk ka marrë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.

z. Lulzim Fushtica ka qenë Koordinator Nacional për Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit 2015/2020, pjesë e projektit të Programit të Ndihmës Ndërkombëtare për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP) nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dhe si i tillë nuk ka qenë pjesë e kabinetit Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat