​IKSHP tregon nëse në Kosovë ka koronavirus

Aktuale

​IKSHP tregon nëse në Kosovë ka koronavirus

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Nga data 8 shkurt deri më 26 shkurt, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR janë testuar gjithsej 17 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për 6 raste të dyshimta në COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B.

Po sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 6 pacientë të dyshuar me SARS CoV-2 dhe influencë A dhe B dhe kanë rezultuar negative në të tri analizat, që do të thotë se nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe influencë A dhe B. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat