Deputeti i Kuvendit të Kosovës, dhe kandidati për kryetar të Besianës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur personave të cilët tentuan ta sulmojnë atë dhe Vetëvendosjen përmes një fotografie, në të cilën shihet në zyrë gjoja duke konsumuar alkool.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka sqaruar se “e vërteta është se kjo foto është bërë me 01.12.2005 në Drejtorinë Rajonale Arsimore të Durrësit, në takim me drejtorin Vasillaq Papaj, në vazhden e garave arsimore me nxënësit tanë për lëndët: Matematikë dhe Histori dhe një delegacion i Komunës kemi qenë mysafirë aty dhe nuk ka qenë në dorën tonë çështja e servimit të pijeve në tavolinën e mikpritësit”.
Postimi i plotë:
Në lidhje me fotografinë që është shpërndarë në disa faqe fantome të facebook-ut, që kanë për qëllim të më sulmojnë mua dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!, gjoja në zyre kam përdorur pije alkoolike gjatë kohes sa kam qenë Drejtor i Arsimit në Podujevë. Ky sulm ka ndodhur në kohën sa unë kam qenë në të pame për babain dhe s'ka qenë e mundur t'a demantoj më herët.
E vërteta është se kjo foto është bërë me 01.12.2005 në Drejtorinë Rajonale Arsimore të Durrësit, në takim me drejtorin Vasillaq Papaj, në vazhden e garave arsimore me nxënësit tanë për lëndët: Matematikë dhe Histori dhe një delegacion i Komunës kemi qenë mysafirë aty dhe nuk ka qenë në dorën tonë çështja e servimit të pijeve në tavolinën e mikpritësit