Ganimete Musliu, deputete e PDK’së, ka ironizuar me konferencën e sotme të kryeministrit Albin Kurti, ku para mediave shpalosi kinse një marrëveshje sekrete të Hashim Thaçit me NATO’n, për veriun.
Musliu me këtë rast na ka rikthyer në vëmendje një konferencë të ish-deputetit të LDK’së, Adem Salihajt i cili kishte thënë se ‘kishte zbuluar fisin e kalashëve’.
‘’Eu bre, ra konferenca e Albinit e u harrua konferenca e Adem Salihajt’’, ka shkruar Musliu.