Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, ka thënë se zgjidhja e krizës është mosvazhdimi i politikës së Thaçit dhe Haradinajt, që e kanë sjellë vendin në pozitën momentale të pasigurisë së përgjithshme dhe izolimit ndërkombëtar, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se qeveria në politikën e jashtme duhet të bëjë një risetim të përgjithshëm që synon ndërrim kursi.
Postimi i tij i plotë:
Zgjidhja e krizes eshte mosvazhdimi i politike se Thacit dhe Haradinajt qe e kane pru vendin ne poziten momentale te pasigurise se pergjithshme dhe izolimit nderkombetar. Qeveria, sic po vepron ne ceshtjet e brendshme per korrupsion dhe keqqeverisje, ne politiken e jashtme duhet te bej risetim te pergjithshem qe synon nderrim kursi. Fuqizim te aleancave, ne vend te izolimit, ofrim i alternativave ne vend te vazhdimit te status quos. Kjo eshte pergjegjesia qe koalicioni i ri LVV-LDK duhet te permbushin.