Seanca e jashtëzakonshme për heqjen e tarifës, të hënën

Aktuale

Seanca e jashtëzakonshme për heqjen e tarifës, të hënën

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 14:18

(E plotësuar) - Pas mbledhjes së Kryesisë me kërkesën e 41 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme,  Vjosa Osmani ka thënë se seanca e jashtëzakonshme do të mbahet të hënën në orën, 11:00.

“Ju njoftojë se 41 deputëtë të Kosovën kanë parashtruar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për të hënën, lidhur me heqjen e tarifës.

Ka pasur dakordim që seanca e jashtëzakonshme të mbahet të hënën, më 2 mars në orën 11:00 do të kemi seancë të jashtëzakonshme”, ka thënë ajo.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se koalicioni LDK-VV nuk ka dakordim për taksën 100 %.

Madje Haradinaj nuk i përjashtoi as protestat lidhur me vendimin e kryeministrit Kurti për hjeqjen e tarifës 100 %.

Mblidhet Kryesia, vendos për seancë të jashtëzakonshme për taksën

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me kërkesën e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme.

Kjo kërkesë ka ardhur nga deputetët e AAK-së pas qëndrimeve të qeverisë për heqjen e taksën ndaj produkteve të Serbisë.

Nga partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj kanë kërkuar që kjo seancë të mbahet më së largu, të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat