Reka: MSA-ja, ka vendosur Kosovën në procesin zyrtar për anëtarësim në BE

Aktuale

Reka: MSA-ja, ka vendosur Kosovën në procesin zyrtar për anëtarësim në BE

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 14:20
Blerim Reka

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, mori pjesë në panelin për të diskutuar për raundin e radhës për fondet e paraanëtarësimit të BE-së, IPA III.

Gjatë këtij diskutimi u prezantua studimi: Udhërrëfyesi për IPA III: Mësimet, risitë dhe hapat e ardhshëm.

Në fjalën e tij, Reka, evidentoi proceset aktuale që Kosova është duke kaluar me agjendën evropiane ku në aspektin afatshkurtër prioritet i jepet pritjes së vendimit pozitiv të Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Gjithashtu, Marrëveshja e Stabilizim Asocimit ka vendosur Kosovën në procesin zyrtar për anëtarësim në BE. Në këtë drejtim, e rikujtojmë kontributin e madh për periudhën e fundit financiare të BE-së 2014-2017, me ç ‘rast Kosova ka përfituar 602 milionë euro.

Reka, po ashtu ritheksoi se, Qeveria e Kosovës e ka integrimin evropian prioritet strategjik, si edhe bazuar në sondazhet paraprake rreth 90% e qytetarëve të Kosovës mbështesin anëtarësimin në BE.

Ky aktivitet u organizua nga Instituti EPIK dhe mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), në Europe House, e cila financohet Zyra e Bashkimit Evropian, në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat