Lutfi Haziri reagon për taksën, kërkon nga Kurti këtë gjë

Aktuale

Lutfi Haziri reagon për taksën, kërkon nga Kurti këtë gjë

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 14:41
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se masa e reciprocitetit duhet të qartësohet deri në fund se si do të përdoret si instrument.

Haziri ka shkruar në Facebook se pritjet për heqjen e taksës janë të mëdha, por reciprociteti si masë duhet të jetë i sigurtë që të mos degjenerojë si politikë për komprometim.

“Tash e disa muaj janë bërë përgatitje të mëdha dhe pritjet për largimin e tarifës janë të mëdha. Reciprociteti si politikë është masë e cila është në harmoni të plotë me parandalimin e veprimeve të politikës serbe, karshi jo vetëm raporteve diplomatike, por zhvillimeve politike në përgjithësi dhe progresit të Kosovës. Por, ky instrument ka nevojë të qartësohet deri në fund. Duhet të jetë i qartë, i sigurtë dhe të mos e lejojë të degjenerojë si politikë, për të mos na komprometuar”, ka shkruar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat