Reagon Time Kadrijaj për shkarkimet e bordeve: Urra o burra

Aktuale

Reagon Time Kadrijaj për shkarkimet e bordeve: Urra o burra

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 14:42
Time Kadriaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj vendimeve të qeverisë “Kurti” pas shkarkimit të bordeve të disa ndërmarrjeve publike.

Sipas saj, këto shkarkime po bëhen pa ndonjë vlerësim apo analizë të caktuar.

Ndër të tjera, ajo theksoi se kjo është edhe nje dëshmi që qeveria “Kurti” me këto vendime po i fyen edhe përfaqësuesit britanez të cilët morën pjesë në procesin e përzgjedhjes së këtyre bordeve.

Postimi i plotë:

Veprimet e z. Kurti dhe qeverisë së tij, ku pa asnjë analizë apo vlerësim performance t’i shkarkojnë bordet, dëshmon qartë se logjika e tij është si lufta e klasave: Urra o burra.

Si deputete e Parlamentit të Kosovës shpresoj që edhe kolegët e mi do ta ngrisin zërin per mbrojtjen e të drejtave të tyre elementare.

Kjo është fyerje edhe për përfaqësuesit britanez që i vlerësuan maksimalisht të njëjtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat