Haradinaj thotë se Kurti e fuqizoi rolin e Thaçit

Aktuale

Haradinaj thotë se Kurti e fuqizoi rolin e Thaçit

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 20:40
Haradinaj, Thaçi dhe Kurti

Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, paralajmërimi i djeshëm i kryeministrit Albin Kurti, për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe i ka kontribuar rihapjes së temave të ndjeshme për vendin.

Ai ka thënë se me një vendim të tillë Kurti e ka fuqizuar jashtëzakonisht shumë rolin e presidentit Hashim Thaçi.

“Do të thotë, atje shkruhet se Presidenti e hoqi taksën, e jo Kurti. Edhe ta dini se atje i rritet vlera në bisedime dhe në paraqitje të Kosovës presidentit Thaçi. Kjo do te ishte diçka e mirë, sikurse te shfrytëzohej në marrrëveshjen për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Por zotëri Kurti ka mbetur pa asnjë kundërvlerë ta pengojë këtë çështje të dhimbshme për vendin. Sikur ta mbante taksën, ai do t`i pengonte debatet e padëshirueshme ose drejtimet e padëshirueshme për vendin. Me rastin e heqjes taksës mbeti i pafuqishëm, më nuk do ta pyes askush”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat