“Vetëvendosje” mos ta respektojë vetëm babën, por edhe nënën”

Aktuale

“Vetëvendosje” mos ta respektojë vetëm babën, por edhe nënën”

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 20:57
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka folur edhe sa mund të jetë jetëgjatësia e “Qeverisë Kurti”. Sipas tij, kjo Qeveri nuk do ta ketë “jetën e gjatë”.

“Një qasje e tillë e kësaj Qeverie, duke e rrezikuar vendin nuk besoj që do të aprovohet së pari në “Vetëvendosje””, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se në subjektin politik të Albin Kurtit e kanë krijuar një klimë se duhet të respektohet baba, por duhet respektuar edhe nënën, Kosovën. Ata duhet e respektuar vetëm Albin Kurtin duhet ta shohin se çka po e gjenë nënën, vendin e vetë”, ka potencuar Haradinaj.

Ish-kreu i Qeverisë thotë se pamja e djeshme, gjatë konferencës së kryeministrit Kurti, ku 6 veta i rrinin mbrapa këtij të fundit, dukej si të ishin para një gjykimi. “Pastaj lajmërimi i Kurtit me aq mashtrim për heqjen e taksës flet shumë. Është në rregull t’i thuhet popullit se për shkak të kësaj, kam vlerësuar ta heqë taksën, por jo me mashtru edhe në këtë rast”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat