Duartrokitet Abdixhiku pasi ia anuloi vendimin Haradinajt, por ja çka i kërkohet atij

Aktuale

Duartrokitet Abdixhiku pasi ia anuloi vendimin Haradinajt, por ja çka i kërkohet atij

Nga: A.ZH Më: 6 mars 2020 Në ora: 17:33
Lumir Abdixhiku

Analisti politik Bleron Baraliu, ka lavdëruar publikisht ministrin e Infrastrukturës Lumir Abdixhikun, pas vendimit për ndërprerjen e kontratës me konsorciumin „Bechtel Enka“ në vlerë 50-milionë euro.

Qeveria sot me kërkesë të Abdixhikut, ka anluar vendimin e Qeverisë së kaluar për dy kyçje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Këtë vendim të Qeverisë e ka përkrahur edhe Baraliu, i cili ka theksuar se kjo ndjellë aktivizim për hulumtim më të thellë edhe të abuzimeve të tjera të „Bechtel Enka-s“.

Ai ka shtuar se ka informacione se abuzime të tilla ka edhe në autostradën „Ibrahim Rugova“, përcjell Bota sot.

„Në kushte normale, vendimi i Lumirit, përveç që thërret për duartrokitje respekti, ndjellë edhe aktivizim për hulumtim më të thellë të abuzimeve të tjera të Bektel-Enka-s (psh jam në dijeni për diçka të tillë në autostradën IR). Në kohë të acarta që kemi nxjerrë vehten, edhe një veprim kaq i drejtë dhe me peshë rrezikon të ngjyroset me nuanca të 'antiamerikanizmit'“, ka shkruar Baraliu në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat