Lumir Abdixhiku shuan zërat kritik të opozitës, jep lajmin e madh, flet edhe për 50 milionëshin

Aktuale

Lumir Abdixhiku shuan zërat kritik të opozitës, jep lajmin e madh, flet edhe për 50 milionëshin

Nga: N.Sh Më: 7 mars 2020 Në ora: 12:57
Lumir Abdixhiku

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka shuar zërat kritik të opozitës të cilët po bëjnë propagandë të ashpër për shkak të ndalesës së 50 milionë eurove për Bechtel-Enken.

Pas këtij vendimi kishte reaguar ashpër opozita e cila thoshte se po mbesin banorët e Vitisë pa kyçje në autostradë.

Abdixhiku thotë se qasja e Vitisë në autostradë është garantuar edhe me Vendimin e Qeverisë Mustafa.

Ai thotë se edhe në programin Qeverisës LDK-LVV është paraparë kyçja në autostradë.

Shkrimi i plotë:

Siç edhe ndodh me secilin vendim tjetër të Qeverisë sonë, opozita e zënë ngushtë e pa argument, e provon propagandën. Dhe propaganda e radhës qenka se me ndalesën e 50 milionëshit të djeshëm, ne i kemi lënë banorët e regjionit të Vitisë pa qasje në autostradë. Si arrijnë në këtë përfundim?!

Qasja e Vitisë në autostradë garantohet me Vendimin e Qeverisë Mustafa të marrë 3 vite më parë. Vendimi i anuluar i djeshëm është krejt tjetër - i qeverisë PAN; që përveç se parapërcaktonte në mënyrë arbitrare një firmë të bënte këtë punë, e bënte me çmim plot 50 milionë euro më shumë. E merrni me mend sa kyçja e sa puna bëhet me këtë shumë?

Kyçjen në Gërlicë të Vitisë e kemi paraparë edhe në programin qeveritar LDK-LVV; kapitulli i 8-te, faqe 32. Për dallim prej fjalëve të qeverisë së shkuar, ne do ta bëjmë këtë punë në këtë mandat. Më mirë e më lirë; më drejtë e më pastërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat