​“8 Marsi nuk është ditë e dashurisë, por e perspektivës së gruas”

Aktuale

​“8 Marsi nuk është ditë e dashurisë, por e perspektivës së gruas”

Më: 8 mars 2020 Në ora: 15:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Instituti Shkencor Kosovar-Suedez ka mbajtur konferencën shkencore ndërkombëtare me titull “110 vjet Përpjekje për të Drejta të Grave”.

Aty u tha se përpjekjet për barazi nuk do të përfundojnë asnjëherë deri sa ato të zbatohen plotësisht. Derisa në Kosovë u kërkua materializimi në praktikë i legjislacionit në fuqi ku i garantohen të drejtat grave.

Drejtoresha e institutit, Salihe Salihu duke folur për rolin e gruas në shoqëri, tha se duhet të bëhet e qartë te të gjithë se kjo datë nuk është ditë e dashurisë, por ditë e perspektivës se gruas.

Saliu: 8 Marsi është ditë e perspektivës së gruas

“8 marsi nuk është ditë e dashurisë por e sigurisë. Ditë e të ardhmes dhe perspektivës për të gjithë kombin dhe shoqërinë”, tha ajo.

Ndërsa, profesori universitar, Bejtush Gashi tha se gr atë në Kosovë kanë arritur të kenë përfaqësimin e tyre në institucionet në Kosovë, por sipas tij duhet të bëhet më shumë që ky përfaqësim të jetë më i madh.

Në lidhje me këtë, Gashi tha se efekt ka pasur legjislacioni në fuqi, por kërkoi që ai përveç të krijojë siguri për gratë edhe të materializohet në praktikë.

Gashi: Legjislacioni në fuqi duhet të materializohet

“Ky legjislacion duhet të ofrojë barazi, por edhe të krijojë siguri që të mbrohen me legjislacionin në fuqi, por edhe me materializimin e tyre”, tha ai.

Duke folur për përfaqësimin e grave në institucione të sigurisë, profesori Gashi tha se duhet të punohet ende për t’i thyer të gjitha paragjykimet në inkuadrimin e femrave në polici.

Gashi: Në polici kemi disa sfida

“Në polici kemi disa sfida q ë janë të theksuara për faktin se pas aprovimit të ligjit kemi pasur disa defekte se në fazën e parë nuk është pranuar mire nga gjinia femërore. Mbështetur në statistika mbi 12 për qind në Polici janë femra”, tha ai.

Pjesë e kësaj konference ishin dhe pjesëtar të tjerë të cilët njëzëri kërkuan përfaqësim dhe fuqizim më të madh të grave në shoqëri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat