Këto janë këshillat e Çitakut për ata që vijnë nga vendet e prekura me koronavirus

Aktuale

Këto janë këshillat e Çitakut për ata që vijnë nga vendet e prekura me koronavirus

Më: 8 mars 2020 Në ora: 20:12
Vlora Çitaku

Virusi kinez, koronavirusi po vazhdon të jetë një shqetësim i madh në tërë botën, ku edhe po merr jetë njerëzish çdo ditë e më shumë.

Shumë doktorë dhe ekspert të ndryshëm kanë dhënë këshillat e tyre se si duhet mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës, por së fundmi edhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka zgjedhur të jap këshillat e saj miqësore për personat që vijnë nga vendet e prekura me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku i ka këshilluar këta njerëz që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, duke thënë tutje se duhet lajmëruar menjëherë institucionet shëndetësore.

“Nëse vini nga vendet e prekura me koronavirus ose keni pasur kontakte me personat e dyshuar ose të prekur me COVID-19 dhe keni simptoma si ethe, temperaturë apo kollë, ju lusim të qëndroni në shtëpi dhe të shmangni kontaktet! Lajmëroni menjëherë Institucionet shëndetësore”.

“Personat që kanë ardhur nga vendet me Koronavirus, por që nuk kanë shenja, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre”, ka shkruar ajo.

Lexoni shkrimin e plotë të Çitakut më poshtë:

“Disa nga këshillat e profesionistëve shëndetësor janë të thjeshta për t’u zbatuar, por ato shpëtojnë jetë:

Lani mirë sa më shpesh duart për minimum 20 sekonda!

· Mos i prekni me duar sytë, gojën dhe hundën!
· Mbulojeni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollitjes dhe teshtitjes!
· Faculetat e përdorura hidhni në shportën më të afërt të mbeturinave!
· Shmangni qëndrimet në ambiente të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
· Shmangni kontaktin e afërt me persona të prekur nga infeksionet respiratore akute!
· Mos merrni antibiotikë, përveç kur ato ua përshkruan mjeku!
· Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
· Pastroni sipërfaqet me dezinfektues me bazë klori ose alkooli!
· Përcillini simptomat e juaja dhe thirreni mjekun tuaj para vizitës në kujdesin shëndetësor;
· Menaxhoni mirë mbeturinat;
· Pastroni ambientin e punës dhe të shtëpisë me dezinfektues me bazë klori apo alkooli!

Duke e kuptuar seriozitetin e situatës, ju bëj thirrje që, pa frikë, por me kujdes të shtuar, të jemi maksimalisht të kujdesshëm dhe të ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat