Këshilltari politik i Albin Kurtit: Edhe nëse veriun ia japim Serbisë, ajo përsëri kërkon më shumë

Aktuale

Këshilltari politik i Albin Kurtit: Edhe nëse veriun ia japim Serbisë, ajo përsëri kërkon më shumë

Nga: N.Sh. Më: 9 mars 2020 Në ora: 09:59
Albin Kurti

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Driton Tali thotë se, edhe nëse Kosova ia jep Serbisë pjesën veriore, ajo nuk do të kënaqet as me atë, pasi Serbisë i mbesin manastiret përsëri jashtë.

E këtë sipas këshilltarit të kryeministrit Albin Kurtit, e kanë të qartë.

Këtë Tali e tha përmes një postimi në Facebook, duke ia bërë një pyetje ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

“Athu a e din Grenelli që edhe nëse Serbisë ja japin veriun e Kosovës, ajo nuk do të kënaqet me aq, sepse i mbesin manastiret përsëri jashtë.

Po m'dokët që këtē mesele se kanë të qartë edhe këta "amerikanofilët e provincës"”, shkruan Tali, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat