Faleminderit Amerikë: Trumpi e dërgon një Brigadë me ushtarë në Kosovë!

Aktuale

Faleminderit Amerikë: Trumpi e dërgon një Brigadë me ushtarë në Kosovë!

Më: 10 mars 2020 Në ora: 15:54
Brigada me ushtarë në Kosovë!

Derisa është ashpërsuar gjuha nga Uashingtoni zyrtar se do t’i tërheqin trupat nga Kosova pasi që kryeministri Albin Kurti nuk po e heqë taksën ndaj Serbisë, një zhvillim tjetër ka ndodhur dje dhe pardje.

Një Brigadë me ushtarë amerikanë ka zbarkuar dje në Kosovë.

Ata do të vendosën në komandën regjionale Lindje në kuadër të KFOR-it.

“Pas disa javë stërvitjesh në Hohenfels të Gjermanisë dhe në Fort Bliss të Teksasit, Brigada 41

Infantry Combat Team, e Gardës Kombëtare të Oregonit do të vendoset në Komandën Rajonale Lindje në kuadër të KFOR-it. Ata do të vazhdojnë që të kontribuojnë për paqë dhe siguri dhe liri të lëvizjes për popullin e Kosovës”, thekson KFOR-i.

Të kujtojmë se sot Senatori amerikan, David Perdue, ka komentuar situatën aktuale politike në vend, pas mosmarrjes së vendimit për heqjen e taksës nga Qeveria e Kosovës.

Perdue në një shkrim të bërë në rrjetin social Twitter, ka shkruar se për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se tani me përparimin historik që është bërë mes dy shteteve, është në dorë të Kosovës që të bëjë pjesën e vet, si dhe të shfuqizojë tarifën e vendosur ndaj Serbisë.

Senatori amerikan shton se nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë praninë e trupave aty.

Edhe Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të largohen nga Kosova.

“Pajtohem. Janë 650 trupa amerikanë në Kosovë. Është koha të sillen në shtëpi”, ka shkruar Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat