​Lëshohet linja ajrore Prishtinë-Shtutgart, premtohen linja të reja

Aktuale

​Lëshohet linja ajrore Prishtinë-Shtutgart, premtohen linja të reja

Më: 10 mars 2020 Në ora: 18:25
Aeroporti i Prishtinës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe kompania ajrore “Air Meditarranean” kanë mbajtur sot një konferencë me rast të lëshimit të linjës së re ajrore Prishtinë-Shtutgart dhe anasjelltas, ku përveç lansimit të kësaj linje u premtua që do të lansojnë linjat e reja ajrore për në Dyseldorf, Lion dhe Melburn.

Kryesuesi i linjës “Air Mediterrean”, Andrew Hallak tha se pas hapjes së kësaj linje, do të ketë edhe hapje të linjave të reja.

Hallak: Ky është vetëm fillimi me kohën do të investojmë në hapjen e linjave të tjera ajrore

“Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrje që të festojmë këtë ditë kaq të madhe, më në fund ia dolëm. Falënderoj partnerët në Aeroportin e Prishtinës dhe Ministrinë e Infrastrukturës për mbështetjen e tyre. Sot po festojmë hapjen e linjës me të re. “Air Mediterrean” është nder që të hapà « linjën dhe të operojmë fluturimet nga Prishtina për në vendet evropiane duke filluar nga Shtutgart, Munihu dhe Bazeli. Ky është vetëm fillimi. Me kohë, ne do të investojmë edhe në hapjen e rritjeve të linjave te tjera ajrore në Dyseldorf, Lion dhe Melburn. Jam gjithashtu i lumtur se qëllimet tona kanë qenë që të investojmë në punësimin e gjashtëdhjetë apo njëqind punonjës kosovarë duke i trajnuar gjatë procesit”, tha Hallak.

Hallak shtoi se gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020 shpresojnë që të shtojnë një aeroplan të tretë.

Hallak: Gjatë gjysmës së dytë të 2020-tës shpresojmë të shtojmë një avion të tretë

“Gjatë gjysmës së dytë të 2020 ne shpresojmë të shtojmë një aeroplan të tretë dhe po presin që të kemi 5 aeroplanë këtu në Prishtinë. Përfitimet e investimeve në Kosovë, ne njerëzit e saj janë të shumta. Për shembull, ne po shpresojmë që të shtojmë lidhje që tà « asistojmë në zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit në Prishtinë. Trafiku i shtuar gjithashtu do të ndihmojë të gjenerojë industri të reja duke ndihmuar kështu në krijimin sa më shumë punëve dhe mundësive. Ne po shikojmë që të punojmë në vazhdimësi hap pas hapi t’ju shërbejmë në Prishtinë”, tha Hallak.

Gökmen Aritay Limak, drejtor i operimeve, tha se janë të lumtur që po hapin këtë linjë të re ajrore me partnerët e “Air Mediterrean”.

Aritay: Aeroporti i Prishtinës po rritet me kontributin e partnerëve tanë

“Më në fund, ne jemi shume të lumtur që t’i mirëpresim kolegët nga ‘Air Mediterrean” dhe partnerët e tyre. Aeroporti i Prishtinës po rritet ditë për ditë, me mbështetjen dhe kontributin e partnerëve gjithashtu. Ne shpresojmë, duam dhe jemi të sigurt që do të kontribuojmë dhe ta bëjmë Aeroportin Internacional të Prishtinës “Adem Jashari” që të rritet sa më shumë�€ , deklaroi Aritay.

Planet e partnerëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe linjës “Air Mediterrean” janë që në të ardhmen të investojnë në bazën e Prishtinës për të rritur benefitet për kosovarët dhe hapjen e sa më shumë linjave të reja ajrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat